Magnetizimi i pllakave feromagnetike mbi polet e magnetit (β) dhe (δ)

27 janar 2020 | 11:11

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Fizika dhe kimia simetrike, udhëtim drejt universit (11)

Magnetizimi i pllakave të hekurit mbi polet e magnetit kërkon një qasje tjetër të kuptuarit. Së pari duhet kuptuar se si ndodh magnetizimi i pllakave të hekurit mbi polet magnetike. Por për t’i sqaruar edhe më thjesht duhet t’i kthehemi edhe një herë eksperimentit dy, me ç’rast theksuam se kur të vendosen pllakat e hekurit (a) dhe (b) mbi polet magnetike (β1) dhe (δ2) kemi një rritje të fluksit të fushës magnetike (Φβ) dhe (Φδ). Shiko figurën 15.

Pasi mikrogrimaca (β), (δ) dhe (μ) kanë nivel energjetik shumë më të vogël se grimcat elementare vetërigjeneratore pasi të burojnë nga këto grimca orientohen për të dalë nga polet magnetike (β1) dhe (δ2) të magnetit, kurse pasi të dalin nga këto pole formojnë flukset e fushave magnetike simetrike (Φβ) dhe (Φδ).

Pllakat e hekurit (a) dhe (b) kanë një nivel shumë të ulët energjetik, por në momentin kur vendosen mbi polet magnetike veprojnë njëkohësisht forcat tërheqëse dhe shtytëse në mes protoneve, elektroneve dhe neutroneve të magnetit simetrik dhe pllakave të hekurit në të dy polet magnetike (β1) dhe (δ2). Dipolet magnetike (β), (δ) dhe mikrogrimca (μ) kanë nivel energjetik ekstrem të lartë në krahasim me nivelin energjetik të protoneve elektroneve dhe neutroneve te pllakat e hekurit (Fe), Dhe në momentin e parë të kontaktit kemi një ç’rregullim total të niveleve energjetike të protoneve elektroneve dhe neutroneve në të dy polet magnetike. Në këtë mënyrë një pjesë e nivelit energjetik kalon te protonet elektronet dhe neutronet e pllakave të hekurit(Fe), kështu që këto mikrogrimca nga pllakat e hekurit pasi ta pranojnë këtë energji kalojnë në mikrogrimca (β’’), (δ’’) dhe (μ’’) por që kanë një nivel energjetik më të ulët se vetë grimcat(β), (δ) dhe (μ).

 Mikrogrimcat sekondare (β’’)

 Protonet e materialeve feromagnetike kur ndodhen në fushën magnetike, apo në kontakt të drejtpërdrejtë me polet magnetike të një magneti apo elektromagneti, pranojnë një pjesë të energjisë dhe kalojnë në një nivel energjetik më të lartë në vlerën (X) n i cili varet nga fluksi i i fushës magnetike (Φβ), (Φδ) dhe (Φμ). Në këtë rast protonet e pllakës së hekurit kalojnë në vetërigjenarator, dhe nga to burojnë mikrogrimca (β’’). Niveli i energjetik i mikrogrimcave (β’’) është shumë më i ulët se niveli energjetik i mikrogrimcave (β). Këto mikrogrimca (β’’) burojnë nga poli magnetik (δ’’) dhe shpërndahen në të gjitha anët.

Por vlen të theksohet se këto mikrogrimca (β’’) që burojnë nga poli (δ’’f) e materialeve feromagnetike në brendinë e tyre përmbajnë nga dy fusha magnetike, (→fβ’’) dhe (⃪fδ’’) që kanë drejtime të kundërta.

 Mikrogrimcat sekondare (δ’’)

 Gjithashtu edhe elektronet e materialeve feromagnetike kur ndodhen në fushat magnetike, apo në kontakt me polet magnetike, pranojnë një pjesë të energjisë, dhe kalojnë në një nivel energjetik më të lartë në vlerën (y) n i cili varet nga fluksi i fushës magnetike (Φβ), (Φδ) dhe (Φμ).

Niveli i energjetik i mikrogrimcave (δ’’) është shumë më i ulët se niveli energjetik i elektroneve të materialeve feromagnetike (δ). Këto mikrogrimca (δ’’) burojnë nga poli magnetik (βf’’) dhe shpërndahen ngjashëm sikur mikrogrimcat (β’’) në të gjitha anët. Por vlen të theksohet se këto mikrogrimca (δ’’) që burojnë nga polet (β’’f) të materialeve feromagnetike në brendinë e tyre përmbajnë nga dy fusha antimagnetike. Kështu dipoli magnetik (δ’’) përmban dy fusha antimagnetike (→fδ’’) dhe (⃪fβ’’) që kanë drejtime të kundërta.

 Mikrogrimcat sekondare (μ’’) ni

 Ngjashëm sikur në dy rastet e mëparshme edhe fenomenet te neutronet kur pranojnë energji të caktuar nga fusha magnetike apo kontakti i drejtpërdrejtë me polet magnetike, e rrisin nivelin energjetik në vlerën (z) n . Në këtë mënyrë këto neutrone shndërrohen në vetërigjenerator, dhe fillojnë të prodhojnë mikrogrimca (μ’’), të cilat ndryshojnë tërësisht nga mikrogrimacat (β’’) dhe (δ’’).

Pasi neutronet janë neutrale, për shkak të nivelit të ulët energjetik të fenomeneve brenda strukturës së neutroneve, dhe rrotullimin e fenomeneve (ct) në drejtime të njëjta, nuk mund të quhen dipole magnetike. Por kanë mjaft ndikim te fushat magnetike, sepse e rrisin shpejtësinë e daljes nga të dy polet magnetike të pllakave të hekurit (β’’f) dhe (δ’’f) të mikrogrimcave (β’’) dhe (δ’’). Meqenëse këto mikrogrimca (μ’’) nuk janë të ngarkuara, dhe nuk posedojnë fusha në vete, prapë se prapë duke pasur parasysh se në brendinë e tyre posedojnë elemente (-aX) dhe (-aY) të kundërta me fenomenet (ct) të protoneve dhe elektroneve, kur dalin jashtë polit magnetik (βf’’) i rrisin distancat e tyre me mikrogrimcat (β’’) he (δ’’).

Fusha antimagnetike simetrike

 Fusha antimagnetike ishte sqaruar gjithashtu në botimet te (epoka e re 2019). Mirëpo pasi tani kemi të bëjmë me fushën magnetike simetrike, e cila buron nga të dy polet (β1) dhe (δ2) të magnetit janë të nevojshme disa plotësime që kanë të bëjnë me rrjedhjen e fluksit e fushës antimagnetike simetrike. Në momentin kur pllakat e hekurit (a) dhe (b) vendosen mbi polet e magnetit (M) protonet, elektronet dhe neutronet nën veprimin fluksit të fushës magnetike (Φβ) dhe (Φδ), pranojnë energji dhe e rrisin nivelin energjetik të tyre. Në këtë rast këto protone, elektrone dhe neutrone kalojnë në grimca vetërigjeneruese. Duke u bazuar në mënyrën e magnetizimit artificial të magnetëve permanent që vendosen në fushën magnetike të solenoidit, shihet se mikrogrimcat që burojnë nga protonet, neutronet në njërën anë dhe elektronet në anën tjetër orientohen në drejtime të kundërta drejt poleve magnetike. Kështu që këtë për shkak të forcës tërheqëse dhe shtytëse, dhe niveleve të ndryshme energjetike, në mes mikrogrimcave (β), (δ) dhe (μ) që burojnë nga polet magnetike (β1) dhe (δ2), dhe mikrogrimcave (β’’), (δ’’) dhe (μ’’) që ndodhen në të dy pllakat e hekurit (a) dhe (b), këto të fundit shndërrohen në pengesa të pakalueshme për flukset fushave magnetike në të dy polet e magnetit.

Në këto rrethana kur mikrogrimcave (β), (δ) dhe (μ) ju pamundësohet dalja nga polet magnetike (β1) dhe (δ2) kjo ndikon në rritjen e presionit të brendshëm të tyre, i cili presion në një formë e vështirëson daljen e këtyre mikrogrimcave nga protonet, elektronet dhe neutronet vetërigjeneruese. Pasi efekti i rigjenerimit te këto grimca nuk mund të ndalet, kjo e rritë edhe më shumë nivelin energjitik të protoneve, elektroneve dhe neutroneve në (x,y,z) (n+n), të cilat jo që e ngadalësojnë procesin e rigjenerimit por e ngritin në një nivel më të lartë.

Në këto rrethana, kur ndryshon niveli energjetik te këto grimca, ndryshojnë edhe lloji i mikrogrimcave që burojnë nga to, si dhe shndërrohen në vetërigjenerues të mikrogrimcave (β’), (δ’) dhe (μ’) që kanë një nivel energjetik shumë më të lartë se mikrogrimcat (β), (δ) dhe (μ). Në këtë mënyrë mikrogrimcave (β’), (δ’) dhe (μ’) nuk u mbetet asnjë alternativë tjetër pos të dalin dhunshëm jashtë poleve magnetike, do të thotë të dalin nga pjesa anësore e magnetit, ashtu sikur është cekur edhe në botimet e (“Epoka e re” 2019).

Në këtë mënyrë tërë fluksi i fushës magnetike nga të dy polet e magnetit sa e kishte lerën e Φβδ=4.9 x10 -4 Wb rikthehet në fushën antimagnetike e cila e ka vlerën Φβ’δ’=4.9 x10 -4 Wb. Po të bëhet një krahasim me fluksin e fushës magnetike që buron nga sipërfaqja e pllakave të hekurit në vlerën e Φβ’’δ’’= 7.48×10 -5 Wb rezulton se fluksi i fushës antimagnetike është për 6.55 here më i lartë se fluksi i fushës magnetike.

Mikrogrimcat (β’), (δ’) dhe (μ’)

Mikrogrimcat (β’), (δ’) dhe (μ’) janë të ndryshme nga mikrogrimcat (β), (δ) dhe (μ) dhe (β’’), (δ’’) dhe (μ’’), sepse protonet, elektronet dhe neutronet i prodhojnë këto mikrogrimca atëherë dhe vetëm atëherë kur polet e magnetit mbulohen me materiale feromagnetike. Edhe pse këto mikrogrimca burojnë nga pjesa anësore e magnetit shpërndahen në të gjitha anët duke formuar një formë sferike rreth magnetit me një rreze të caktuar (R) e cila varet nga niveli energjetik i mikrogrimcave (β’), (δ’) dhe (μ’), dhe kohës së qëndrimit të materialeve feromagnetike mbi polet magnetike. (VIJON)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar viktimat e Holokaustit.…