Thaçi: Kosova sot i bashkohet kujtimit për viktimat e Holokaustit

27 janar 2020 | 10:53

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar viktimat e Holokaustit.

Ai ka thënë se Kosova sot i bashkohet kujtimit për viktimat e Holokaustit, një krim gjenocidal dhe monstruoz që tmerroi gjithë botën.

“Pas Luftës së Dytë Botërore u mendua se vuajtjet e miliona njerëzve të vrarë mizorisht do ta shndërronin Holokaustin në një krim të papërsëritshëm për njerëzimin. Por, ideja dhe përpjekjet për shfarosjen e njerëzve dhe etnive u vazhduan edhe nga regjimi i Serbisë në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Masakrat dhe spastrimi etnik u ngjanin atyre të Luftës së Dytë Botërore. Dhe, fatkeqësisht, Serbia edhe sot vazhdon t’i mohojë krimet që shkaktuan holokaustin ballkanik në këtë pjesë të Evropës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën tri raketa kanë goditur ambasadën amerikane në kryeqytetin…