Magyar pret ta formojë qeverinë e Hungarisë deri në mesin e muajit maj

15 prill 2026 | 16:43

Fituesi i zgjedhjeve në Hungari, Peter Magyar, ka thënë të mërkurën  se presidenti Tamas Sulyok do t’i kërkojë atij në seancën inauguruese të Parlamentit të formojë qeverinë e ardhshme, e cila mund të betohet në detyrë nga mesi i muajit të ardhshëm ose disi më herët.

“Presidenti më ka informuar se do të më kërkojë në seancën inauguruese të Parlamentit të ri të bëhem kryeministër dhe të formoj një qeveri, si lider i partisë që mori më shumë vota”, ka thënë Magyar pas takimit me Sulyok, raporton “Reuters”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në medie është raportuar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku…