Mahmuti: Vizita e Trëndafilovës më 13 maj nuk është rastësi – është data e themelimit të aparatit të shtypjes ndaj shqiptarëve

09 maj 2025 | 20:00

Bardhyl Mahmuti, udhëheqës i grupit diplomatik të UÇK-së, në një intervistë për T7, ka komentuar vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova, e cila do të zhvillohet në Prishtinë më 13 maj. Mahmuti theksoi se vizita është planifikuar në një datë të rëndësishme, që për shqiptarët ka kuptim historik, pasi shënon themelimin e shërbimeve sekrete që kanë shtypur popullatën shqiptare. Ai e konsideroi këtë vizitë si provokative, duke i lidhur ngjarjet tragjike të kësaj date me qëllimet politike që qëndrojnë pas kësaj vizite.

Mahmuti ka deklaruar se vizita e Trendafilovas po bëhet në një datë që është edhe ‘’data themelimit të shërbimeve sekrete’’.

‘‘Do ta them një element shumë të rëndësishëm që ta dinë, Trendafilova vjen me 13 maj jo rastësisht. 13 maj për shqiptarët e Kosovës dhe në përgjithësi, që kanë qenë të okopuar nga shtetet sllave, e mbajnë mend se është data themelimit të shërbimeve sekrete, deri të BIA, janë shërbimet sekrete të shtetit që kanë shtypë shqiptarët’’, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka thënë se kjo vizitë e Trendafilovas nuk është e rastësishme dhe se për të është  ‘’provokative’’.

‘‘Me 13 maj ne kujtojmë zi e ma zi që është bë kundër shqiptarëve, me 13 maj në ’81 kemi edhe vrasjen e Tahir dhe Nebih Mehajt, me 13 maj në Maqedoni është vrarë komandant Kushtrimi. Me 13 maj mundim të përmendin mijëra e mijëra aksione që janë bë kundër shqiptarëve, dhe të vish me 13 maj në emër të një institucioni që është krijuar me porosi politike nga qarqet anti shqiptare, Serbi, Rusi e të tjera, nuk është e rastësishme. Ka mund të vije para asaj date, pas asaj date, por të vish pikërisht në datën kur është krijuar shërbimi sekret, dhe të endesh nëpër Kosovë, nuk është e rastësishme, për mua është provokative’’, ka shtuar ai. Express.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, ka folur…