![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/01/riyad-mahrez-leicester-city_18krophimncuv1wxosq9os2616-1024x576.jpg)
Mahrez fillon bisedimet me Liverpool
12 janar 2018
| 21:54
Ylli i Leicester-it, Riyad Mahrez, ka hapur bisedimet me Liverpool-in për një transferim të mundshëm në afatin kalimtar të janarit, raporton The Express.
Të Kuqtë po synojnë ta përforcojnë fazën ofensive pas largimit të Philippe Coutinho-s, dhe e shohin algjerianin si opsion të mundshëm.
Po ashtu pohohet se Mahrez është i hapur ndaj idesë që të luajë nën urdhrat e Jurgen Klopp, ndonëse do ta preferonte kalimin te Arsenali, me të cilët nuk raportohet të ketë pasur ndonjë kontakt.