Majlinda Fazliu zotohet se do të angazhohet për fuqizimin e gruas

14 tetor 11:51

Mbesa e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliut, Majlinda Fazliu, është kandidate për asamble në komunën e Prishtinës nga radhët e Lëvizjes për Bashkim.

Ajo i ka prezantuar prioritet e saj si kandidate për asamble të kësaj komune.

Fazliu është zotuar se do të angazhohet në fuqizimit së rolit të gruas.

“Lëvizja për  Bashkim më ka dhënë përgjegjësi dhe nder që të jem pjesë e listës si kandidate për asamble komunale në zgjedhjet e 17 tetorit. Orientimi im politik dhe profesional do të angazhohet në drejtim të avansimit dhe fuqizimit së rolit të gruas. Tjetër pikë kyçe që do angazhohem do të jenë fëmijët,e në veçanti fëmijët me aftësi të kufizuar pasi që është kategori e lënë pas dore dhe tërësisht e neglizhuar. Ndërsa duke pasur parasysh që i takoj një profesioni të profilit shëndetësor, për mua prioritet  është roli dhe rendësia e sistemit shëndetësor në komunën e Prishtinës. Si një vajzë e re mendoj se kam çfarë të ofroj”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rruga e cila të shpie drejt fshatit Polluzhë të Rahovecit…