KEDS energjizon rrjetin e ri në Polluzhë të Rahovecit

14 tetor 11:41

Rruga e cila të shpie drejt fshatit Polluzhë të Rahovecit nuk duket njësoj sikurse një vit më parë. Ajo tashmë ka marrë një pamje të re pas vendosjes së dhjetëra shtyllave të betonit nga KEDS, që do të kryejnë një funksion tejet të rëndësishëm për banorët e atjeshëm, t’i furnizojnë me energji elektrike. Pra, shtyllat së bashku me përçuesit e rinj janë bartur skaj rrugës kryesore nga zonat fushore e malore që ishin më herët.

Ky investim, krahas tjerash do të mundësojë që kohëzgjatja e intervenimeve në rrjet të jetë dukshëm më e shkurtër dhe më e shpejtë, për dallim nga më parë, kur çdo gjë është dashur të bëhet fizikisht nga pamundësia e qasjes me makineri. Ndërkaq, kualiteti i shërbimeve me energji për konsumatorët do të rritet, kjo pasi rrjeti 10 kV është bërë komplet i ri.

Investimi qindra-mijëra euro i KEDS, po i bën zgjidhje njëherë e mirë një prej problematikave të kamotshme të këtyre banorëve. Kësisoj, Polluzha e Rahovecit po rehatohet për një kohë të gjatë me rrjet elektrik, që do të mundësojë stabilitet në furnizim me energji elektrike.

Investimet të shumta janë realizuar edhe në fshatra tjerë të Rahovecit. Përmes këtyre intervenimeve në rrjet, KEDS po mundëson ofrimin e shërbimeve më kualitative për konsumatorët.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edicioni i parë dhe historik i Superkupës Mbarëkombëtare po zhvillohet…