Makina e biznesmenit shqiptar mes qindra mjeteve të djegura nga zjarri në parkingun e aeroportit të Lutonit

11 tetor 2023 | 20:39

Fluturimet në aeroportin e Lutonit kanë rifilluar pas një zjarri të madh që përfshiu një parking në terminal të martën në mbrëmje.

Zjarri bëri që ndërtesa të pësojë një kolaps të rëndësishëm strukturor, ndërsa Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Bedfordshire beson se shkaku është aksidental.

Zjarri ka filluar rreth orës 20:45 dhe nuk raportohet për lëndime serioze.

Katër zjarrfikës dhe një anëtar i stafit të aeroportit u trajtuan për efektet e frymëmarrjes nga tymi teksa po luftonin me zjarrin e madh.

Zjarri shpërtheu në nivelin e tretë të parkimit të terminalit dy dhe mendohet se kishte nisur në një makinë me naftë dhe u përhap me shpejtësi.

Zjarrfikësit qëndrojnë në vendngjarje duke punuar me shërbimin zjarrfikës të aeroportit, duke monitoruar pikat e nxehta.

Parkimi i makinave besohet se ka deri në 1900 automjete dhe qindra makina mund të jenë dëmtuar.

Mes tyre është edhe makina BMW “X5” e një biznesmeni shqiptar. Pa zbuluar identitetin ai ka folur për mediat britanike duke thënë se e kishte lënë makinën një ditë më parë pasi kishte ardhur në Shqipëri për të vizituar të atin që kishte dalë nga operacioni.

Ai akuzoi autoritetet si të papërgjegjshëm duke thënë se nuk i kanë dhënë asnjë informacion deri tani, për makinën 35 mijë paund që e kishte blerë vetëm 2 vite më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BEKIM PECI, shpall te pavleshme deftesat e shkolles fillore “ISMAIL…