
Makina godet grupin e turistëve në Itali, gjashtë të vdekur
05 janar 2020
| 12:54
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një makinë goditi një grup turistësh në veri të Italisë.
Ky incident ka ndodhur në Luttach, afër Bolzanos në rajonin Alto Adige, pas mesnatës, shkruan “Euronews”.
Turistët që besohet se janë gjermanë, ishin grumbulluar për të hipur në autobusin e tyre.
Sipas “Sky TG24”, një karabinier është dëgjuar duke thënë se shoferi kishte përmbajtje të lartë të alkoolit në gjak.