Plaku lë Llapin për Gjilanin

05 janar 2020 | 12:51

Sulmuesi Sebino Plaku është përforcimi me i ri i skuadrës së Llapit në këtë afat kalimtar. Sulmuesi shqiptar e ka braktisur skuadrën e Llapit dhe ka nënshkruar kontratë me Gjilanin deri në fund të këtij kampionati.

Fotografia e SC Gjilani

“Gjilani dhe futbollisti nga Shqipëria, Sebino Plaku, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, nga ku do ta mbajë futbollistin e lartcekur si pjesë e skuadrës së Gjilanit deri në fund të këtij edicioni garues”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

Plaku sezonin e fundit luajti për Llapin, kurse karrierën e tij futbollistike e nisi me Partizanin e Tiranës, derisa karrierë ka bërë edhe në skuadra të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë, në Poloni me skuadrën e Slask Wroclaw dhe në Norvegji me skuadrën e FC Hamkam.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump,…