Malajzia ndihmon Kosovën me 1 milion maska dhe 30 mijë dorëza

15 gusht 2020 | 11:11

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një videokonferencë me homologun e Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, më 6 korrik të këtij viti.

Haradinaj-Stublla ka bërë me dije se Qeveria e Malajzisë ka vendosur t’i dërgojë Kosovës ndihmë anti Covid-19, donacion prej 1 milion maska dhe 30 mijë dorëza, të cilat do të arrijnë ditëve në vijim në Kosovë.

“Falënderoj përzemërsisht ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, Qeverinë dhe popullin malajzias, të cilët edhepse në distancë fizike me Kosovën, nga Azia Juglindore  solidarizohen dhe i vihen në ndihmë Kosovës dhe gjendjes së rëndë pandemike nëpër të cilën po kalojmë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka zhvilluar një…