Malësia/Tuzi është rasti më i veçantë në të gjitha trojet tona etnike

18 janar 2023 | 22:43

Nga: Bashkim Kombi-Gjokë Gojçaj

Malësorët-shqiptarët gjatë gjithë historisë kishin qenë popullata dominuese, nëse jo shumica absolute e asaj treve. Por sot kemi një hartë ndryshe demografike. Malësorët vendas janë popullata viktimë, e krijuar nga shtimi i numrit të të huajve, joshqiptarë.
Nëse kemi ndonjë element politik shqiptar që nuk i dhëmb ky realitet, atëherë kemi të bëjmë me fenomenin e tradhtisë.
Malësorët vendas gjenden përballë dy kërcënimeve kryesore: kërcënimi permanent nga politika shtypëse e shkombtarizuese shtetëror; dhe kërcënimi nga konkurrenca e elementit joshqiptar i përforcuar me fraksionet dhe fundërrinat shqipfolëse vendase.
Po si u dilet përballë këtyre dy kërcënimeve kaq serioze?
Nuk njoh tjetër rrugë, përveç bashkimit dhe njësimit të tërë spektrit politik shqiptar, që aspiron për një Malësi shqiptare…, në një organizëm të vetëm politik. Madje, edhe kështu të bashkuar, përsëri nuk mund të parashikohet vazhdimësia etnopolitike e shqiptarëve te asaj treve.
Rreziku ekziston edhe atëherë kur nuk e ndjejmë me shqisat tona, njësoj sikur që nuk e ndjen as i dehuri shtypjen e kokës për muri.
Në të kaluarën, Malësia ka qenë shumë e bashkuar. Ndoshta sepse në atë kohë nuk kemi pasur njerëz të shkolluar që kanë mundur t’i përdorin armiqtë tanë. Aq më mirë. Sot i kemi, dhe nuk mundemi t’i nënvleftësojmë për zotësitë e veta. Sot, ata nën firmën e ligjeve të demokracisë, me pacipshmëritë e veta, janë shume komod, që për të ardhur në pushtet, të dalin me deklarata skandaloze, që, kur është rasti me shqiptarët, nuk i ka regjistruar koha as tek çetnikë, as tek zelenashët as tek bijelashët, e as tek ustashët.
Vetëm një digresion.
Askush në histori nuk i pat quajtur malësorët e Amerikës “šaka jadi”, përveç një vëlla i tyre.
Tek do elemente të kohëve të fundit, po.
Janë ngopur me unitetin e shqiptarëve, janë ngopur me pushtetin shqipfolës, janë ngopur me projektet që afirmojnë vlerat etnokulturore të popullatës shumicë…., dhe përpiqen të instalojnë një frymë të re (të vjetër), si në kohën osmane dhe të Jugosllavisë së vjetër.
Kjo frymë dhe kjo rrymë nuk guxon kurrën e kurrës, as për të ardhur në shprehjet më minore, e lëne që të rrijë në stolin e popullatës shumicë.
Subjektet shqiptare (ato që ndjehen ashtu), duhet të jenë gjithmonë bashkë dhe gjithmonë duhet të fitojnë.
E përsëris. Ato duhet gjithmonë të fitojnë.
Nëse fitojnë, kjo flet se ata fitojnë besimin e shumicës, e nëse shumica ua beson votën dhe fatin e Malësisë në duart e tyre, ata janë njerëzit më të duhur për t’i pri vendit dhe janë përfaqësuesit legjitim të saj.
Çdo kacafytje me ketë realitet të mundshëm e të nevojshëm, nuk guxojmë ta trajtojmë ndryshe vetëm vepër për shkatërrimin e vlerave dhe të arriturave tona si shumicë shqiptare, duke e emërtuar shkurt dhe qartë-tradhti ndaj vendit, tradhti ndaj vëllezërve e motrave të veta, tradhti ndaj identitetit dhe interesit kombëtar.
Atyre forcave nuk duhet falë asnjë votë…, ama asnjë votë të vetme. Pikë.
Kush nuk e do Malësinë të bashkuar, pastë faqen e zezë si kimet e p. të s.!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka shumë histori, Interi është fitues i Superkupës së…