Mali i Zi dhe Serbia ia dëbojnë ambasadorët njëri-tjetrit

29 nëntor 2020 | 10:14

Qeveria në largim e Malit të Zi mori si shkas “ndërhyrjen e gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi” si arsye pasi kërkoi që ambasadorit serb, Vladimir Bozoviq, të largohej nga vendi.

Krejt kjo vjen disa ditë para inaugurimit të planifikuar të një qeverie të re, pro-serbe në Malin e Zi, shkruan Euronews.

Ministria e Jashtme e Serbisë gjatë ditë së djeshme thanë  se kësaj kërkese iu përgjigjën në mënyrë reciproke.

Mediat serbe raportoi se ambasadorit malazes, Tarzan Millosheviq, iu kërkua të linte Serbinë brenda 72 orësh.

Incidenti diplomatik shton marrëdhëniet tashmë të tensionuara midis dy shteteve të Ballkanit që ishin pjesë e një vendi të përbashkët deri para referendumit të pavarësisë në 2006 që çoi në ndarjen e Malit të Zi.

Autoritetet në largim e kanë akuzuar Serbinë për ndihmën e forcave politike pro-serbe në Malin e Zi me qëllimin për të instaluar aleatë në pushtet dhe për të rimarrë ndikimin.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme është thënë se ambasadori serb, Vladimir Bozhoviq “ka treguar jorespekt direkt” për Malin e Zi, duke e përshkruar vendimin e vitit 1918 për t’iu bashkuar atëbotë Mbretërisë së dominuar nga Serbia si akt “të çlirimit” dhe “vullnetit të lirë” nga malazezët.

Parlamenti i Malit të Zi e ka shpallur këtë vendim si të pavlefshëm më 2018, duke thënë se i ka hequr Malit të Zi sovranitetin e vet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekrem Atiq, kandidati për kryetar komune në Mitrovicën e Veriut…