Mali i Zi furnizohen edhe me 30 mijë vaksina anti-Covid

03 mars 2021 | 12:34

Autoritetet e Malit të Zi, të mërkurën, kanë pranuar një kontingjent prej 30 mijë vaksinash anti-COVID të firmës Sinopharm nga Kina, ka bërë të ditur gazeta “Vijesti.me”.

Vaksinat i janë dorëzuar ministres së Shëndetësisë së Malit të Zi, Jelena Boroviniq nga ambasadori i Kinës në Podgoricë, Liu Jin.

Më herët, Mali i Zi ka siguruar edhe 7.000 vaksina ruse Sputnik V, 2.000 prej të cilave ia ka dhuruar Serbia.

Teksa sëmundja Covid-19 po mbush një vit qëkur është shpallur pandemi, Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka siguruar asnjë vaksinë. Madje, nuk ka as marrëveshje me ndonjë kompani prodhuese, ndonëse ishte raportuar nga Qeveria në detyrë se ajo është finalizuar dhe se vaksinat e para do të vijnë në shkurt.

Kur shkurti kaloi, Ministria e Shëndetësisë pranoi se nuk ka marrëveshje finale. Sipas të dhënave që ka përmbledhur “REL”-i deri më 2 mars, nga vendet e rajonit më së shumti vaksina ka siguruar Serbia 2.210.000.

Mali i Zi me furnizimin e ri është i dyti me 37.000, pason Shqipëria me 32.565, Bosnjë-Hercegovina me 32.000 dhe Maqedonia me 8.190 dhe Mali i Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tërmeti i fortë në Greqi, kryesisht në zonën e Larisës…