Mali i Zi ktheu mbrapsht aeroplanin me serbë, tash Serbia kthen në kufi qytetarët malazezë
03 qershor 2026
| 21:54
Portali i Radiotelevizionit Malazez (RTCG), ka njoftuar se Policia Kufitare Serbe sonte ka kthyer shtetas të Malit të Zi nga kalimet kufitare të Gostunit dhe Draçenovcit.
Siç ka mësuar portali, është e mundur që këto të jenë masa reciproke që u vendosën sepse 87 shtetas serbë, të cilët u identifikuan si persona të dyshimtë për sigurinë, u kthyen sot nga aeroporti i Tivatit.
Drejtoria e Policisë nuk kishte informacion në lidhje me këto ngjarje.
Një radhë e gjatë makinash që prisnin të hynin në Serbi mund të shihet në videon e Ministrisë së Brendshme serbe nga kalimi kufitar i Gostunit.



