Maliqi komenton përçarjen e Vetëvendosjes

12 dhjetor 01:25

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se në rastet kur një parti rritet, si Lëvizja Vetëvendosje, ka përçarje.

“Natyrisht se sidomos në fazat konstituive edhe kur një parti rritet gjithmonë ka përplasje”, ka thënë Maliqi në emisionin Zona B në Klan Kosova.

“Me Vetëvendosjen kjo gjë ka ndodhur pak si befasisht pasi që ka qenë një lloj diversioni i brendshëm dhe ka dalë për shkak të një lapsusi”, është shprehur ai.

“Dikush nuk besoj që ka depërtuar dhe e ka spiunuar por dikush nga brenda e ka shfrytëzuar këtë rast për të nxjerrë një sherr të brendshëm”, ka thënë Maliqi.

Ai ka theksuar se në Lëvizjen Vetëvendosje ka pasur tensione edhe më parë por që ata janë munduar t’i mbulojnë.

“Ka pasur edhe më parë dorëheqje si ajo p.sh e Dardan Molliqaj, Ylli Hoxhës”, ka thënë Maliqi.

“Edhe pse në publik nuk kanë treguar për mospajtimet e tyre se nuk i kanë ato qëndrime dhe që nuk kanë mundur të pajtohen me disa gjëra, këto kanë mundur të hetohen si një ajër”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendësministri i punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, ka vlerësuar se…