Maliqi: Konsensusi i Thaçit dhe Kurtit për dialogun, jetik për Kosovën

20 shkurt 2020 | 12:22

Analisti politik Agon Maliqi ka vlerësuar se do të ishte gabim i rendë nëse mendohet se Richard Grenell nuk do të merret më me dialogun Kosovë-Serbi, pas avancimit të tij në detyrën e drejtorit të Përkohshëm të Inteligjencës Kombëtare në ShBA.

Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se gjasat më të mëdha janë se Grenell nga pozita e re do të t`i jep shtysë më të madhe këtij procesi.

Ai ka bërë me dije se në këtë moment është jetik një konsensus mes presidentit Hashim Thaçit dhe kryeministrit Albin Kurti.

Postimi i plotë i Maliqit:

Gaboheni rëndë nëse mendoni se Grenell nuk ka me u marrë me neve tash që ka hyp atje lart. Madje, gjasat më të mëdha janë se ka për të ndodhur e kundërta – ka me i dhanë shtysë kësaj pune prej pozitës ma të naltë të mundshme si projekt personal, meqë ambiciet me gjasë i ka për Sekretar të Shtetit në mandatin e dytë të Trump (nëse ky fiton, e për momentin gjasat realisht nuk i ka të këqija). Madje, sipas raportimeve të deritanishme të mediave, Grenell me gjasë do ta mbajë paralelisht edhe postin e Ambasadorit në Gjermani. Kjo nuk është një administratë tradicionale amerikane, operon gati si qeveri ballkanike. Në këtë moment është jetik një konsensus kombëtar, veçanërisht mes Kurtit (si njeriu me legjitimitetin më të madh politik) dhe Thaçit (si njeri me peshë që e ka imponu veten në këtë proces), për hapat në vijim. Kjo qasje e deritashme e hezitimit të skajshëm (nga Kurti) dhe protagonizmit të tepërt (nga Thaçi) mundet me na marrë në qafë keq. Kosova, e madhe sa një lagje e Stambollit, është duke e mbivlerësuar peshën e vet në këtë periudhë shkundjesh tektonike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka ftuar qytetarët…