Maliqi: Kurti e paska gjetur mënyrën për ta rrëzuar veten ‘me nder’

26 prill 2024 | 11:31

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka gjetur mënyrë për t’ia rrëzuar vetes qeverinë “me nder”.

Ai ka thënë se këtë po e bën duke e vendosur Kodin Civil në agjendë, në kohën kur presioni për Asociacionin është në kulm.

Dhe kështu sipas tij, duke qenë që kryeministri e di se nuk i ka votat për Kodin Civil por në të njëjtën kohë, do të shkaktojë rebelim te konservatorët.

“Kurti me gjasë e paska gjetur mënyrën për t’ia rrëzuar vetes qeverinë ‘me nder’ duke e vendosur pikërisht tani, në kulmin e presionit për Asociacionin, çështjen e Kodit Civil në agjendë, gjë për të cilën ai e di se nuk i ka votat dhe që do t’i shkaktojë rebelim nga konservatorët. Skenar i mirë: hem patriot pa Zajednicë, hem martir progresiv në sytë e Evropës, hem fitore për konservatorët fetarë”, ka shkruar Maliqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionët e Denverit janë pranë kualifikimit në gjysmëfinalet “play-off” në…