Lakersat, afër eliminimit nga ‘play-off’-i

26 prill 2024 | 11:29

Kampionët e Denverit janë pranë kualifikimit në gjysmëfinalet “play-off” në Konferencën e Perëndimit pas fitores me rezultat 112-105 ndaj Lakersave në çerekfinalen e tretë. Lakersave, edhe pse luajtën në fushën e tyre, nuk arritën të fitojnë, ndërkohë që Denveri është një fitore larg kualifikimit.

Katër lojtarë të skuadrës së Denverit realizuan mbi 20 pikë, ku shkëlqeu Gordon, autor i 29 pikëve dhe 15 rebound. Për Lakersat, Davis e mbylli ndeshjen me 33 pikë e 15 rebound e LeBron James me 26 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar. Dy ndeshje të luajtura në Konferencën e Lindjes. Skuadra e Philadelphias fitoi me rezultat 125-114 ndaj New York, duke rihapur garën. Joel Embiid ishte një përbindësh për vendasit, autor i 50 pikëve, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Brunson për nju-jorkezët.

Fitoren e parë në këto çerekfinale korri edhe Orlando, që mundi me shifrat 121-83 Clevelandin, që tashmë udhëheq 2-1 me ndeshje. Banchero me 31 pikë e 14 rebound si dhe Suggs me 24 pikë bënë diferencën në fushë për skuadrën vendase.

Çerekfinalet – Konferenca e Lindjes

Cleveland – Orlando                  83-121  (2-1)
New York – Philadelphia          114-125 (2-1)
Boston – Miami                                         (1-1)
Milwaukee – Indiana                                (1-1)

Çerekfinalet – Konferenca e Perëndimit

Minnesota – Phoenix                      (2-0)
Denver – Lakers                112-105 (3-0)
Clippers – Dallas                              (1-1)
Oklahoma – New Orleans              (1-0)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Në qendër të Kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut…