Maliqi: Momenti i kthesës ishte humbja me Drenicën

03 maj 2021 | 16:23

Mesfushori i Prishtinës, Behar Maliqi, ka folur për ecurinë e klubit pas kryesimit të Superligës.

Prishtina arriti të kryesojë për herë të parë Superligën e Kosovës në këtë sezon në një duel të vështirë me Ballkanin.

Futbollisti i Prishtinës, Behar Maliqi foli për atmosferën në skuadër në emisionin “Ekipi A” në kuadër të “ATV”.

“Atmosfera momentalisht është e mirë shumë, në radhët e skuadrës ka lojtarë me përvojë dhe talente të rinj, edhe stafi teknik është në nivel”.

“Kishim një ecuri të gjatë pa humbje, por kur humbëm humbëm ndeshjen me Drenicën, trajneri ofroi dorëheqjen dhe nuk u pranua nga klubi, aty ishte pika kthyese”.

“Kemi edhe katër ndeshje, dhe do të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Nuk kemi eufori, do të shohim çfarë do të ndodhë”.

“Ndoshta ky do të jetë viti i Prishtinës, kemi cilësinë për ta bërë. E rëndësishme është të fitojë Prishtina, kush luan kush nuk luan nuk është me rëndësi, tani jemi të qetë dhe do të presim”, ka thënë Behar Maliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona e ka seriozisht për Neymarin. Mediat katalanase bëjnë me…