Maliqi kërkon president mbi partitë: Kosova ka kandidatë të denjë

19 qershor 2026 | 18:39

Analisti Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se partitë politike po gabojnë kur kërkojnë që presidenti i ardhshëm i Kosovës të vijë nga radhët e tyre.

Sipas tij, presidenti duhet të jetë një figurë që respekton frymën dhe normat e Kushtetutës, duke vepruar në interes të përgjithshëm dhe jo në funksion të interesave partiake.

“E kanë gabim edhe PDK edhe LDK që kërkojnë president-e nga radhët e tyre. President-e duhet të jetë dikush që e respekton frymën dhe normat e Kushtetutës, nuk angazhohen për interesa partiake por interesa të përgjithshme. Të mos janë as notere Albin Kurtit, çfarë ishte Presidentja Osmani, a as noter-e të Bedri Hamzës ose Lumir Abdixhikut… Konsultat mes partive për kandidimin duhen me u përqendru në personalitetet që gëzojnë respekt për paanshmërinë dhe integritetin e dëshmuar intelektual dhe profesional. Kosova ka kandidat të tillë”, ka deklaruar Maliqi.

Ai ka shtuar se presidenti nuk duhet të jetë “noter” i asnjë lideri politik, duke përmendur se nuk duhet të jetë as i Albin Kurtit, as i Bedri Hamzës apo Lumir Abdixhikut.

Maliqi theksoi se konsultimet ndërmjet partive për kandidaturën e presidentit duhet të përqendrohen te personalitete që gëzojnë respekt për paanshmërinë, integritetin dhe kredibilitetin e tyre intelektual e profesional.

Sipas tij, Kosova ka figura të tilla që mund të ushtrojnë detyrën e presidentit mbi baza të pavarura dhe kushtetuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bedri Halimi Shqiptarët, kudo që jetojnë në Ballkan, ndodhen…