Maliqi tregon se kush do të jetë fitues i zgjedhjeve lokale

07 tetor 2021 | 13:55

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka komentuar fushatën e deritanishme zgjedhore dhe ka dhënë parashikimet e tij për ditën e zgjedhjeve.

Ai ka bërë me dije se beteja kryesore për zgjedhjet e 17 tetorit do të jetë Prishtina.
Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka thënë se subjekti i parë politik në këto zgjedhje do të dalë Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, në garë për vend të dytë do të jenë PDK-ja dhe LDK-së. “Nuk mund të parashikoj qartë, por në përgjithësi LV dhe ‘Guxo’ do të jenë subjekti i parë, me përqindje më të ulët se në shkurt, gjithsesi jo më ato të ‘referendumit’, por rreth 45 për qind në total, me tendencën të uljes edhe më poshtë, por jo nën 40 për qind. Për vendin e dytë do të garojnë LDK-ja dhe PDK-ja. Këtë herë më shumë gjasë i jap LDK-së që të dalë e dyta, sepse nëse LV-ja  dhe ‘Guxo’ do të kenë rënie, ajo do të shkaktohet nga zhgënjimi i mbi 100 mijë ish-votuesve të LDK-së që i dhanë fitoren plebishitare binomit Kurti – Osmani. Ato vota me gjasë do të kthehen te LDK-ja me udhëheqje të përtëritur dhe të përgjegjshme të Lumir Abdixhikut”, ka thënë Maliqi.

Beteja kryesore është për Prishtinën

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E gjatë jo më shumë se 1.2 kilometra, rruga “Muharrem…