Malisheva është e gatshme për fushatën e korrje-shirjeve

25 qershor 2018 | 12:28

Nënkryetari i Komunës së Malishevës,Hajdin Berisha, ka udhëhequr mbledhjen e rregullt javore me drejtorët e drejtorive komunale, ku nga raportet e drejtorëve u njoftua për zhvillimet e javës që kaloi dhe me punët e kryera në terren.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, ka raportuar për përgatitjet që janë bërë në Komunën e Malishevës për fushatën e korrje-shirjeve.

Ai ka bërë me dije se janë të mbjellë afro 3700 hektarë me grurë dhe elb në këtë komunë.

Hoxha ka theksuar se sipas ekspertëve rendimentet për hektar me grurë, priten të sillen deri në 4 000 kilogram.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) ia ka ndaluar hyrjen…