Malisheva ka tejkaluar realizimin e të hyrave vetjake për 5.5 për qind

27 janar 2020 | 13:36

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka mbajtur të hënën mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për planet dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim, si dhe janë trajtuar edhe çështje tjera, që lidhen me obligimet e ekzekutivit në Komunën e Malishevës.

Gjatë raportimit të tij, drejtori për buxhet dhe financa, Valon Mazreku, ka konfirmuar se të hyrat vetanake të komunës, bazuar në planifikim, janë tejkaluar për 5.5 për qind, apo shprehur në mjete, janë grumbulluar rreth 47 mijë euro më shumë se planifikimi.

Mazreku ka thënë se shumë shpejt, do të përfundoj edhe raporti i tërësishëm i të hyrave dhe shpenzimeve të buxhetit për vitin e kaluar.

Sa i përket situatës në fushën e shëndetësisë, drejtori për shëndetësi, Liridon Hoti, ka thënë se si rezultat i gripit sezonal është shtuar numri i pacientëve të cilët kërkojnë trajtim mjekësor në qendrat shëndetësore, por nuk ka ndonjë shqetësim dhe shërbimet shëndetësore janë duke u kryer normalisht.

Në këtë mbledhje është diskutuar edhe për çështje tjera që lidhen me punët, aktivitetet dhe obligimet e ekzekutivit, ndërsa të gjitha shërbimet komunale janë duke kryer pa probleme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës njofton se Ministria e Financave ka…