Malisheva ndalon hyrjet në objektin e QKMF-së pa maska mbrojtëse

01 korrik 2020 | 14:37

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, ka bërë me dije se pacientët të cilët vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe në qendrat tjera mjekësore, nuk do t’u lejohet hyrja në objektet shëndetësore, pa maskë mbrojtëse.

“Të gjithë pacientët që kanë nevojë të vizitohen në qendrat mjekësore, si në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ashtu edhe në qendrat tjera, janë të obliguar të mbajnë maska mbrojtëse. Përdorimi i maskave mbrojtëse dhe masave tjera, janë obligim, pasi ende jemi në situatë emergjente shëndetësore për shkak të pandemisë Covid-19. Mbajtja e maskave mbrojtëse është obligative, prandaj ju lutemi të gjithëve që të mbajnë maskat, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të gjithëve, pa dallim”, ka thënë Hoti.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit në ditën e 111 të ballafaqimin me…