Malisheva ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë festave

22 dhjetor 2020 | 10:48

Komuna e Malishevës ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike në territorin e kësaj komune.

“Përdorimi i tyre lejohet vetëm një orë e gjysmë, përkatësisht, më 31 dhjetor nga ora 23:00 deri më 1 janar, në ora 00:30. Përdorimi i tyre, ndalohet në të gjitha hapësirat e banuara publike dhe private, në tërë territorin e Komunës së Malishevës, dhe për ekzekutimin e këtij vendimi, është autorizuar Drejtoria e Inspektoratit dhe organet tjera të sigurisë”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka…