Malisheva shënon rënie të veprave penale

17 dhjetor 2019 | 15:02

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Komunën e Malishevës, nën drejtimin e nënkryetarit të kësaj komune, Hajdin Berisha, ka mbajtur mbledhjen e gjashtë dhe të fundit për vitin 2019, në të cilën është ritheksuar se Malisheva vazhdon të mbetet vend i sigurt, në fushën e sigurisë së përgjithshme.

Gjatë raportimeve të organeve përgjegjëse për sigurinë në vend, është theksuar edhe njëherë se në Komunën e Malishevës, situata e sigurisë së përgjithshme është stabile. Sipas komandantit të stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi në këtë vit ka rënie të veprave penale, ndërsa zbulimi i rasteve ka shënuar rritje dhe kjo falë investimeve në fushën e sigurisë, me vendosjen e kamerave të sigurisë, si dhe duke iu falënderuar bashkëpunimit të mirë me qytetarët për zbulimin e rasteve.

Gjatë diskutimeve nga anëtarët e KKSB-së në Malishevë, është rekomanduar që të punohet për hapjen e një nënstacioni policor në Kijevë, si dhe të një nënstacioni të zjarrfikësve po në këtë vendbanim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Egzon Jashari, ka…