Malishevë, të gjithë mostrat për Covid-19 kanë dalë negative
Edhe sot të gjitha rezultatet e testeve për Covid-19, të qytetarëve të komunës së Malishevës, kanë rezultuar negative, duke e ruajtur stabilitetin e situatës me koronavirus në këtë komunë.
Rezultatet e testeve për ditën e sotme, janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin zyrtar me komunën e Malishevës, përkatësisht me shtabin komunal emergjent që merret me menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë.
Nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal, e ka konfirmuar lajmin se të gjitha analizat e testeve për ditën e sotme, kanë rezultuar negative.
Nga 94 raste me Covid-19 në Malishevë, janë shëruar 78 persona, aktive janë 12 raste dhe 4 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit. /Epoka e re/