Mallorca me mesazh motivues për Muriqin: Qetësohu, ende mund ta arrish Lewandowskin

30 tetor 2022 | 13:31

Skuadra e Mallorcas ka një mesazh për Vedat Muriqin.

Muriqi po kalon në një formë fenomenale këtë edicion në La Liga.

Sulmuesi kosovar është vendimtar për Mallorca, pasi ka shënuar plot gjashtë gola në ligën spanjolle.

Kështu duke kaluar edhe sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema (i cili ka pesë), por është larg atij të Barçës, Robert Lewandowskit (pasi ai ka 13 gola).

Por, është skuadra e Mallorcas që e motivon lojtarin dhe mendon se mund ta arrijë yllin polak.

Më anë të një postimi në faqen e tyre në “Twitter”  Mallorca ka shkruar: “Qetësohu, Vedat Muriqi. Ende mund ta arrish Lewan”.

Mbetet të shihet deri në përfundim të sezonit se sa gola do arkëtojë sulmuesi shtatlartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me policinë…