Dogana e Kosovës konfiskon pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri (foto)

30 tetor 13:28

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me policinë kanë konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në fshatin Leshak të Leposaviqit.

“Gjatë realizimit të këtij aksioni në afërsi është identifikuar dhe ndaluar edhe një automjet i dyshuar i cili ishte duke transportuar gjithashtu mallra të kontrabanduara nga Serbia. Të gjitha produktet janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse kundër personave të përfshirë”, ka njoftuar dogana.

Njoftimi i plotë i Doganës së Kosovës:

Dogana e Kosovës konfiskon pajisje për prodhimin e kriptovalutave

Prishtinë, 30 Tetor, 2022. në fshatin Leshak / Komuna e Leposaviqit njësitet antikontrabandës të Doganës së Kosovës si dhe njësitet e Policisë së Kosovës me qëllim të zbatimit të ligjit, luftimit të kontrabandës dhe dukurive te tjera negative kanë organizuar një aksion të përbashkët dhe me ketë rast është hasur në një objekt afarist në të cilin kishte pajisje për prodhim të kriptovalutave dhe pije të ndryshme joalkoolike dhe alkoolike.

Me këtë rast janë konfiskuar këto mallra:

  • 93 Kartela Grafike
  • 8 Antminera
  • 17 pllaka elektronike
  • 17 furnizues me rrymë
  • 400 litra pije alkoolike dhe jo alkoolike

Gjatë realizimit të këtij aksioni në afërsi është identifikuar dhe ndaluar edhe një automjet i dyshuar i cili ishte duke transportuar gjithashtu mallra të kontrabanduara nga Serbia. Të gjitha produktet janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse kundër personave të përfshirë.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministrja britanike, Liz Truss, e cila ka dhënë dorëheqjen pas…