Maloku: 11 Korriku do të ngelet gjithmonë në kujtimet tona

11 korrik 2020 | 10:20

Sot shënohet 25-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës.

Në një prononcim për Radio Sarajeva, politologu Albinot Maloku ka thënë se qytetarët e këtij vendi i kujtojnë me respekt viktimat e Srebrenicës dhe Bosnje-Hercegovinës, më të rëndat që pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

“Srebrenica dhe 11 Korriku i vitit 1995 do të mbetet në kujtesën tonë përgjithmonë. Bazuar në parimet e drejtësisë, njerëzimit dhe solidaritetit ndërkombëtar, dhjetë vjet pas gjenocidit të Srebrenicës, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi një Rezolutë në kujtimë dhe respekt për të gjithë viktimat e këtij krimi të tmerrshëm. Kosova i është bashkuar dënimit të gjerë ndërkombëtar të politikave gjenocidale të kryera në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë viteve të luftës”, tha Maloku.

Sipas mendimit të tij, kjo nuk është gjithçka që duhet të bëjë Kosova, ajo duhet të bëjë akoma më shumë.

“Është e natyrshme të shprehemi solidaritetin e qytetarëve të Kosovës ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës. Për fat të keq, edhe këtë 11 korrik, as unë dhe as qytetarët e Kosovës nuk mund të jemi në Srebrenicë, kjo ngase Bosnja dhe Hercegovina nuk na lejon ta bëjmë këtë. Marrëdhëniet e shteteve tona nuk janë siç do të duhej të ishin. Kosova në vazhdimsi po përpiqet të krijojë marrëdhënie të mira”, shpjegon Albinot Maloku

Tutje ai thotë se: “Vlerat aq të prishura në mënyrë dramatike 25 vjet më parë tani duhet të jenë në zemër të angazhimit midis Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës”.

Linku i deklaratës së Malokut:

https://radiosarajevo.ba/metromahala/teme/poruka-s-kosova-11-juli-ce-zauvijek-biti-u-nasem-sjecanju/382961

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka…