Maloku thotë se Kurti duhet të kërkojë sqarime nga Macroni për mosliberalizimin e vizave

10 nëntor 2022 | 20:01

Politologu, Albinot Maloku ka folur për vizitën e presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në Paris dhe takimin e tyre me presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Duke diskutuar këtë çështje, Maloku tha se Kurti duhet të kërkojë sqarim nga Macron për liberalizmin e vizave për Kosovën pasi që sipas tij Franca është njëra nga shtetet që po i vë kushte Kosovës në këtë proces.

“Konsideroj që Kryeministri Kurti do të duhej së paku edhe të merrte sqarim edhe për çështjen e liberalizmit të vizave pasi që Franca po del njëra nga shtetet kushtëzuese për Kosovën. Kurti do të duhet të insistonte në këtë sqarim drejtpërdrejt nga njeriu i parë i Francës”, tha ai.

Tutje Maloku në Tëvë1 tha se pret nga kryeministri i vendit që  të mos mbajë ligjërim politik rreth Francës në këtë takim por të flasë për problemet e Kosovës.

“Pres që kryeministri i vendit të mos ketë ligjërim politik për fuqinë dhe potencën e Francës, mirëpo të flasë për çështjen dhe problemet e Kosovës dhe këto kushte të vendosura sidomos të Francës, pra të përqendrohet tek nevojat”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në takim me presidentin Macron, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti…