“Mami, a do të vdes nga koronavirusi?”, pyet biri 5 vjeç

26 mars 2020 | 08:26

Askush nuk është i paprekshëm nga koronavirusi i ri, madje as fëmijët. Një nënë në Britani ka zbuluar se si djali i saj pesëvjeçar, i shëndetshëm, u infektua me koronavirus.

Lauren Fulbrook, 30 vjeçe nga Worcestershire i Britanisë së Madhe, me anë të një serie postimesh në “Facebook” ka zbuluar simptomat e para që shfaqi vogëlushi Alfie.

“Koronavirusi nuk është shaka… Më është dashur ta shikoj djalin tim pesëvjeçar t’i humbasë të gjitha energjitë, madje edhe për të mos lëvizur. Nuk konsumonte asgjë. Temperatura e tij nuk zbriste nën 40 dhe në nivelin më të lartë ishte 42.3 gjë që shkaktoi të vjella”, shkroi Lauren në “Facebook”.

Lauren zbuloi dhe një moment mjaft prekës. Ndërkohë që Alfie ishte i shtruar në spital, në një moment e pyet: “Mami, a do të vdes” dhe ajo nuk i përgjigjet pasi ende nuk dinte asgjë për fatin e vogëlushit.

30 vjeçarja u jep fund vargut të postimeve, me një mesazh drejtuar personave që injorojnë këshillat e qeverisë dhe dalin nëpër rrugë në mes të kësaj pandemie globale.

“Ju lutem, nëse dilni, qëndroni vetëm për pak kohë, aq sa për t’i plotësuar nevojat jetike. Sa më shumë të mbani distancim shoqëror ndaj njëri-tjetrit aq më shpejt do t’i japim fund kësaj lufte”, u shpreh Lauren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 82 vota për, 32 kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi…