
Man City, Newcastle dhe Tottenhami kalojnë tutje në EFL Cup
Manchester City, Newcastle dhe Tottenham kanë kaluar tutje në EFL Cup, duke fituar me lehtësi ndaj kundërshtarëve të tyre.
“Qytetarët” u përballën me Huddersfieldin dhe fituan me rezultat 2-0, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë.
Phil Foden realizoi në pjesën e parë, ndërsa Savinho shënoi në të dytën për të vulosur fitoren.
Nga ana tjetër, Newcastle ishte dukshëm më i fortë se Bradford City, duke triumfuar 4-1.
Joelinton dhe William Osula realizuan nga dy gola për t’i kaluar tutje “Laraskat”.
Tottenhami gjithashtu siguroi një fitore të qetë, duke mposhtur Doncasterin me rezultat 3-0, me dy golat të shënuar në pjesën e parë nga Joao Palhinha dhe një autogol i McGrath. Brennan Johnson shënoi për ta mbyllur llogaritë e këtij takimi.
Kujtojmë se të martën, Liverpooli dhe Chelsea kishin siguruar kalimin në raundin tjetër.