Man. United bën zyrtare goditjen e radhës

27 korrik 2021 | 22:12

Man. United po mbretëron në merkato. Pasi bleu për 85 mln Euro Jadon Sancho nga Dortmund, “djajtë e kuq” bëjnë një tjetër goditje të madhe duke afruar mbrojtësin Raphael Varane.

Mbrojtësi francez largohet kështu pas jo pak por 11 sezonesh nga Real Madrid, aty ku mbërriti si një 17-vjeçar i porositur nga Zidane dhe tani largohet për një aventurë të re në Premier League me Man. United. Këta të fundit kanë paguar afro 50 mln Euro për kartonin e 28-vjeçarit, një shumë e mesme mes 70 mln që kërkonte Perez dhe 40 mln euro që ishte në fillim oferta e anglezëve.

Transferimi i Varane u kushtëzua shumë nga fakti që mbrojtësi kishte vetëm një vit kontratë të mbetur me Real Madrid dhe nuk kishte ndërmend të rinovonte dhe për Florentino Perez nuk mund të humbej rasti për të përfituar para nga shitja e tij sepse verën e ardhshme do ta humbiste me parameter zero.

Varane largohet nga Real Madrid me një mori trofeshë të fituar, 4 Champions League, 3 kampionate spanjolle, një Kupë Mbreti, tre superkupa të Spanjës, tre Superkupa të Europës dhe 4 Botërorore Klubesh dhe tani nis një aventurë me një ekip si Man. United që sigurisht me blerje të tilla është i detyruar të fitojë titullin këtë vit në Premier League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Televizioni shtetëror serb (RTS) e kishte ndërprerë transmetimin e Lojërave…