Manaj: Jam kontaktuar nga dy skuadra turke

01 qershor 2020 | 15:50

Pas Jetmir Topallit që është në listën e disa skuadrave turke, aty ka përfunduar edhe sulmuesi tjetër i Superligës së Kosovës, Arb Manaj.

21-vjeçari, po shkëlqen këtë vit në fanellën e Trepçës 89, duke shënuar 11 gola.

Kontrata e klinasit përfundon në fund të këtij kampionati, kurse tashmë dy skuadra turke do të tentojnë transferimin e tij me parametra zero.

Bëhet fjalë për skuadrat Goztepe dhe Denizlispor, të cilat këto po shqyrtojnë mundësin e transferimit të kosovarit. Vetë sulmuesi nga Klina për ‘Olle’ ka konfirmuar lajmin se është kontaktuar nga dy skuadra turke. Por, sulmuesi shtatlartë nuk ka pranuar të tregojë emrat e skuadrave të cilat janë vënë pas tij.

“Po është e vërtetë se jam i kontaktuar nga dy skuadra turke por emrat e tyre nuk dua t’i bëjë publike. Gjithsesi, nuk kam vendosur ende asgjë deri në përfundim të kontratës time me Trepçën 89, dhe dua ta respektojë këtë gjë deri në maksimum. Pas kësaj do të shoh dhe ofertat të tjera dhe më pas do të vendosi për të ardhmen time”, ka thënë Manaj.

21-vjeçari, i ftuar së fundi edhe në Kombëtaren ‘A’ të Kosovës në ndeshje ndaj Suedisë të zhvilluar në janar të këtij viti, ka shkëlqyer në Ipko Superligën e Kosovës duke shënuar 11 gola, duke mbajtur ‘gjallë’ shpresat e 89-shit për mbijetesë.

Ndërsa, qendërsulmuesi, shquhet për aftësitë e tij ‘vrasëse’ para portave kundërshtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të mblidhet…