Manchester United e fiton trofeun e FA Cup

25 maj 2024 | 19:02

Manchester United ka arritur te fitojë me shifrat 1-2 në sfidën finale të FA Cup kundër Manchester City.

Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 30-të pas një gafe nga mbrojtësit e City, me Gatnacho i cili përfitoi dhe dërgoi topin në rrjetë.

Por nuk mbeti me kaq, pasi në minutën e 39-të, Manchester United arriti të shënonte edhe të dytin me Mainoo pas asistimit nga Bruno Fernandes.

Këto dy gola kanë mjaftuar në pjesën e parë për t’i dhënë fitoren United dhe trofeun e FA Cup.

Në fundin e ndeshjes, Jeremy Doku shënoi golin e ngushtimit të rezultatit në minutën e 87-të, por që ishte tepër vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë…