Mançini pas kualifikimit në ‘Euro 2020’: Falënderoj tifozët për përkrahje

13 tetor 2019 | 15:56

Roberto Mançini është ndarë i kënaqur me paraqitjen e Italisë dhe përkrahjen e tifozëve vendas në fitoren 2-0 ndaj Greqisë në kuadër të ndeshjeve eliminatore të Grupit J. “Azzurrët” kanë fituar të shtatë ndeshjet e luajtura në Grupin J dhe janë kualifikuar në “Euro 2020”, diçka që Italia nuk e ka arritur kurrë më parë.

“Djelmoshat bënë vërtet mirë. Para së gjithash, dua të falënderoj tifozët në ‘Olimpico’ që dolën dhe na përkrahën, edhe pse në pjesën e parë ishim pak të tensionuar, mbase nervoz për rikthimin në Romë”, ka thënë fillimisht Mançini.

“Ne donim t’ua kushtonim fitoren fëmijëve në spitalin e fëmijëve. Ne do të takojmë ekipe që ulen dhe mbrojnë. Ishim shumë të furishëm në pjesën e parë, por duhej ta kishim lëvizur me durim topin për të krijuar hapësira. Përkundrazi, filluam me topa të gjatë dhe kjo nuk është mirë. Pjesa e dytë ishte shumë më e qetë, ne vazhduam të përqendruar dhe arritëm objektivin tonë. Ishte e mrekullueshme të shohësh ‘Olimpicon’ dhe shpresojmë se do të jetë edhe më mirë qershorin e ardhshëm”, ka deklaruar Mançini.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulzim Dragidella është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmin e…