Mancini, trajner i Italisë

01 maj 12:21

Do të jetë Roberto Mancini trajneri i ri i Kombëtarës së Italisë. Mediet italiane raportojnë se 53-vjeçari ishte të shtunën në Romë, për t’u takuar me zyrtarët e Federatës Italiane të Futbollit, me të cilët arriti edhe akordin për t’u ulur në stolin e të kaltërve.

Zëvendës-presidenti i komanduar i FIGC-s, Alesandro Costakurta, dhe menaxheri i ekipit italian, Lele Oriali, e kanë takuar Mancinin për më shumë se dy orë në shtëpinë e tij në Romë ku kanë diskutuar gjerë e gjatë për të ardhmen.

Trajneri italian do të firmosë një kontratë 2-vjeçare, me pagë vjetore 4 milionë euro. Mungon vetëm zyrtarizimi, që pritet të vijë pas 13 majit, periudhë kur Mancini të ketë mbyllur sezonin me Zenit St, Peterburg në Rusi. Debutimi i Mancinit me kombëtaren pritet të vijë më 28 maj, në miqësoren ndaj Arabisë Saudite, që do të luhet në St. Gallen të Zvicrës, ndërsa ndeshja e parë zyrtare do të jetë ajo e Ligës së Kombeve, më 7 shtator ndaj Polonisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njeri nga pesë nismëtarët e pajtimit të gjaqeve, Lulëzim Etemaj,…