Mandzukiqi, afër Milanit
                20 gusht 2019
                |  12:23
            
        Kur ka mbetur më pak se një javë nga fillimi i Serisë A, Juventusit i duhet ende t’i largojë disa futbollistë, të cilët zor se mund të gjejnë hapësira në skuadrën e Maurizo Sarrit. Një ndër ta është edhe Mario Mandzukiq.
Kroati me shumë gjasa do të largohet në ditët e ardhshme, teksa mediat italiane raportojnë se pas dështimit të kalimit te Bayern Munchenit, në skenë për shërbimet e 33-vjeçarit ka dalë Milani.
Palët pritet t’i nisin bisedimet teksa ka të ngjarë që sulmuesi kroat t’ua japë lamtumirën bardhezinjve për t’iu bashkuar Milanit.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        