Mane: Liverpooli mund ta fitoj titullin

25 janar 2019 | 18:40

Sulmuesi Sadio Mane beson se Liverpooli mund ta fitojë titullin por, sipas tij, “Reds” nuk është arrogant pasi që e di se ende ka shumë kohë deri në fund të sezonit.

Liverpooli ka plot 29 vjet që nuk e ka fituar titullin e kampionit të Anglisë, por këtë edicion mund të arrijë të thyejë këtë tabu.

“Tani kemi më shumë përvojë. Natyrisht, kemi besim se do ta fitojmë titullin, por jo tepër shumë sepse e dimë se çfarë mund të ndodhë. Ne jemi futbollistë profesionistë dhe do të përqendrohemi në secilën ndeshje që kemi përpara. Sezoni është i gjatë dhe ne kemi edhe shumë ndeshje të tjera. T’i bëjmë presion vetes nuk na ndihmon aspak. Pse të mos tentojmë thjesht të fitojmë ndeshje derisa të përfundojë sezoni?”, ka thënë Mane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marcello Lippi nuk është më trajner i Kinës. Italianit i…