Mane pritet të jetë në Kupën e Botës

11 nëntor 11:10

Sadio Mane ka një shans për të luajtur në Kupën e Botës “Katar 2022”. Sipas “AFP”, Senegali është gati ta përfshijë futbollistin në listën për turneun në Katar, pavarësisht lëndimit të pësuar në ndeshjen e fundit të Bayern Munchen.

“Është e sigurt të thuhet se Mane do të jetë në skuadër”, tha një burim nga Federata e Futbollit të Senegalit. Në anën tjetër, vetë lojtari thuhet se po qëndron i qetë dhe e kupton që lëndimet janë pjesë e futbollit.

Kupa e Botës 2022 fillon më 20 nëntor në Katar. Kombëtarja e Senegalit është në grup me Holandën, Katarin dhe Ekuadorin. Senegali pritet ta zbulojë listën me futbollistët e ftuar këtë të premte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të…