Manjati heq dorë nga shtetësia ruse: Nuk mund të lidhem me një vend fashist

01 nëntor 08:46

Manjati rus Oleg Tinkov ka bërë me dije se ka hequr dorë nga shtetësia për shkak të rezervave të tij për luftën në Ukrainë.

“Kam marrë vendimin për ta hequr shtetësinë ruse. Unë nuk mund dhe nuk do të lidhem me një vend fashist, që filloi një luftë me fqinjin e tij paqësor, duke vrarë njerëz të pafajshëm çdo ditë”, shkroi Tinkov në “Instagram”.

“Shpresoj që më shumë biznesmenë të shquar rusë do të më ndjekin, kështu që kjo dobëson regjimin e Putinit dhe ekonominë e tij dhe e çon atë drejt humbjes”, shtoi 54-vjeçari i cili ka jetuar jashtë Rusisë vitet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Projektligji për lejimin e tërheqjes së 30 % të mjeteve…