
Maqedonci takon ambasadoren e re të Finlandës, flasin për partneritetin mes dy vendeve
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në një takim njoftues ambasadoren e re të Finlandës në Republikën e Kosovës, Eevamari Laaksonen.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, që në aspektin strategjik ka rol unik për stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike të vendit dhe gjithë rajonit.
U theksua se Finlanda, si një ndër vendet me sistemin më të avancuar të arsimit dhe me një ndër ushtritë më të përgatitura në Evropë, përbën një partner të rëndësishëm strategjik për Republikën e Kosovës.
“Finlanda si shteti me sistemin më të mirë të arsimit, dhe si vendi me një ndër ushtritë më të përgatitura, për Republikën e Kosovës përbën partner të rëndësishëm për bashkëpunim, andaj u dakorduam që marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale të vazhdojnë të zhvillohen edhe më tutje”, u shpreh mes tjerash ministri Maqedonci.