Krasniqi me bashkëpunëtorë partiakë bëjnë homazhe pranë shtatores së Xhavit Hazirit

17 shtator 2025 | 14:58

Në 27-vjetorin e kidnapimit tinëzar dhe zhdukjes së tij nga regjimi serb, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi së bashku me kolegë e bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës bënë homazhe pranë shtatores së Xhavit Hazirit, në shenjë nderimi e mirënjohjeje për intelektualin, ideologun e veprimtarin e shquar që la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.

“Xhavit Haziri, i përkiste plejadës së luftëtarëve të lirisë, të cilët, të udhëhequr nga ideali, guximi dhe vizioni, dhanë kontribut të çmuar në organizimin dhe mbajtjen gjallë të rezistencës për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e Komunës së Gjilanit, bashkë me Shoqatën e Familjeve…