Dokument | Aktivisti i partisë Guxo, Njazi Ajvazi, emërohet konsull në Kopenhagë nga Glauk Konjufca

03 nëntor 2026 | 11:47

Ish-anëtari i Kryesisë së Listës Guxo në Mitrovicë, Njazi Ajvazi, është emëruar në pozitën e Sekretarit të Dytë në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Kopenhagë të Danimarkës.

Emërimi i tij është bërë përmes një vendimi të datës 15 maj 2026, të nënshkruar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Në vendimin që e ka siguruar gazeta Nacionale, Ajvazi është caktuar të shërbejë në Konsullatën e Kosovës në Kopenhagë me mandat katërvjeçar.

Në dokument thuhet se ai do të fillojë realizimin e detyrave dhe obligimeve të tij nga data 3 gusht 2026.

“1. Z. Njazi Ajvazi me gradën funksionale Sekretar i Dytë, caktohet të shërbejë në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, Mbretëria e Danimarkës me mandat katër (4) vjeçar. 2. Z. Njazi Ajvazi fillon realizimin e detyrave dhe obligimeve të tij në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, Mbretëria e Danimarkës, nga data 03.08.2026”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga kryediplomati Glauk Konjufca.

Vendimi per Ajvazin.png

Njazi Ajvazi ka qenë nga aktivistët më të zellshëm të partisë Guxo në Mitrovicë.

Para disa viteve, ai ka qenë pjesë e strukturave të Listës Guxo në Mitrovicë, ku mban pozitën e anëtarit të Kryesisë së kësaj partie.

Ky nuk është “shpërblimi” i parë që Ajvazi merr nga pushteti i Qeverisë Kurti.

Në ministri të Punëve të Jashtme ai ishte punësuar në vitit 2022, në kohen kur kjo ministri drejtohej nga Donika Gërvalla.

Më 30 tetor të vitit 2022, ai ishte punësuar në MPJD si zyrtar i shërbimit të jashtëm.

Sipas njoftimit për kandidatët fitues, të cilin e ka siguruar gazeta Nacionale, Ajvazi kishte marrë më sa paku pikë nga kandidatët e pranuar.

Vleresimi.png

Aktivisti i Listës Njazi Ajvazi është vetëm njeri nga njerëzit e afërt të pushtetit që kanë përfituar postë të rëndësishëm në diplomaci në fillim të këtij viti.

Ditëve të fundit, gazeta Nacionale ka raportuar për “rehatimeve” të rëndësishme të njërzive të pushtetit nëpër ambasada e konsullata të Kosovës.

Gazeta Nacionale ka raportuar se Rina Dragidella, mbesa e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është emëruar në pozitën e Sekretares së Dytë në Ambasadën e Kosovës në Uashington.

Pozitë të rëndësishme diplomatike ka marrë edhe Fitore Dalipi, vajza e axhës së Luan Dalipit, ish-shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti.

Ajo është emëruar Sekretare e Dytë në Ambasadën e Kosovës në Berlin.

Gjithashtu, Vera Rexhepi Leci, është emëruar konsulle e Kosovës në IOËA të ShBA-së.

Vera Rexhepi Leci është bashkëshortja e Burim Lecit, bashkëpunëtorit të Luan Dalipit, ish-shefit të kabinetit të Kurtit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka mbajtur Konferencën Vjetore me…