MAQEDONIA E NUREDIN NUREDINIT TË HARAÇINËS

02 qershor 2020 | 22:10

Ismet Sylejmani

Nuredin Nuredini nga Haraçina e Maqedonisë së Veriut, është njëri nga emrat që më së shumti është degjuar dhe është përmendur në ish-jugosllavi në janar të vitit 1990 e tutje!

Dhuna dhe terrori, burgosjet dhe denimet e mëdha, rrahjet dhe vrasjet e shqiptarëve të Kosovës dhe viseve shqiptare në ish-jugosllavi, ishin të mëdha dhe bëheshin me plan e me program, me projekt e me strategji, të studiuara mirë, nga elaborate e laboratore të mirëfillta antishqiptare!

Pas greves heroike e historike të minatoreve trima të Trepçës, të heronjëve të nëntokës së pasur të Kosovës, shqiptari me emrin Nuredin Nuredini ishte personaliteti në qender të gjitheçkaje në Kosovë dhe në viset shqiptare në ish-jugosllavi!

Ky emer i këtij shqiptari ka qenë katalizatorë e mobilizues i madh për rininë dhe është shfrytëzuar me mjeshtri të rrallë e me profesionalizëm nga strukturat e larta organizative ilegale patriotike të Lëvizjes Popullore të Kosovës-LPRK, për të kundërshtuar platformen antishqiptare maqedone e për të organizuar edhe më me sukses luftën për liri e pavarësi, për jetë të barabartë qytetare e me dinjitet njerezorë e kombetarë dhe për shtetëndertim e përparim të gjithanshëm, ku shqiptari jo vetëm do të ishte dalëzotës i fateve të veta, por edhe do te ishte aktiv e drejtues, faktor e aktor i madh ne te gjitha sferat, kudo e përgjithëçka të mirë e progresive në Kosovë dhe në viset shqiptare në ish-jugosllavi!

Demostratat e popullit shqiptar të Kosovës pas marsit të vitit 1989 kur u suprimua autonomia e Kosovës nga Serbia pushtuese e epokës së regjimit të egër antishqiptare të Millosheviqit, ishin një nga format e mëdha organizative, me anë te të cilave kundërshtohej politika shfarosëse dhe goditëse antishqiptare!

Para 30 viteve në Haraçinë të Shkupit, historia na tregon se një shqiptar është mbytur nga eskadronet rrënuese antishqiptare, për të rrëzuar muret rrethuese të shqiptarëve në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë!

30 vite pas nga ato kohë të errëta e diskriminuese për shqiptarët, atëherë kur shqiptarët nuk gëzonin kurrefarë të drejta e madje as të drejta themelore njerëzorë, në Maqedoninë e Nuredin Nuredinit të Haraçinës, ka ndodhur ajo që askush nuk e ka besuar në vitin 1990!

Pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të komanduar nga Komandanti i Përgjithshëm Ali Ahmeti, shqiptarët në Maqedoni janë bërë zot të fatit të tyre!

Epoka e errët për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar, sepse ka ndryshuar Maqedonia, dhe për ndryshimin e Maqedonisë do të shkruajë historia!

Në Haraçinë të Nuredin Nuredinit në Maqedoninë e Veriut ka ndodhur ndryshimi i madh!

Ato mure shtëpishë shqiptare, që nuk u arritën të shembeshin e të rrënoheshin nga bolduzherët dhe nga kazmat e lopatat antishqiptare maqedone, gjatë luftës sëUÇK-së, u bënë istikamet dhe llogoret nga ku luftohej me heroizëm e madhështi për të drejtat dhe liritë themelore të popullit shqiptar!

Nga ato mure të parrëzuara shqiptare që ishin shëndërruar në barikada të pakalueshme për shovinistët dhe antishqiptarët maqedon, përfaqesues të politikës së keqe e të paskrupullt kundër popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, qendronin tytat e pushkëve dhe të mitralozëve të ushtarëve e komandantëve të UÇK-së, të cilët nga Haraçina legjendare paraljameronin tërë opinioni maqedon dhe atë botërorë, se po nuk u ndal dhuna dhe terrori mbi popullin shqiptar, jo vetem nuk do të ketë paqe e qetësi, por do të digjet flakë gjithëçka dhe se do të shkojë flaka e luftës për liri shqiptare edhe në qendër të Shkupit, edhe në aeroport ndërkombetar të Maqedonisë dhe do bllokohej e dëmtohej autostrada!

Sot nën udhëheqjen e Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, Haraçina e Maqedonisë së Veriut, pas epokës lavdimadhe të UÇK-së, duhet të rrezatojë dashuri shqiptare dhe të kthejë të kaluarën e lavdishme shqiptare në funksion të fitoreve dhe konoslidimit të elementit shqiptar patriot e atdhetar, sepse pa kata idealistë e patriot të mëdhenj, jo vetëm nuk do të kishte mundësi populli shqiptar të ishte zot i fateve të veta në Maqedoninë e Veriut, por do të jetonte pa dinjitet me shpresa të thyera e të varrosura dhe mure të rrëzuara e shqiptare të shpërngulur nga vatrat e tyre stërgjyshore!

Maqedonia e Nuredin Nuredinit të Haraçinës, ka ndrushuar shumë, nuk është më ajo kur e mbyti Nuredinin duke kundërshtuar për moslejimin e rrëzimit të murit shqiptar para shtëpisë së tij!

Sot Maqedonia e Veriut ku sundon rendi dhe ligji, ku shqiptari është e ardhmja e sigurtë e saj, duhet ta vendosë një rregull të madh!

Nuk duhet që Haraqina kjo lagje madhështore e legjendare e Shkupit të ua japë votën dhe tua falë pushtetin, bijëve e bijave të atyre që janë të rreshtuar në kampin maqedon, të cilët dikur e mbyten Nuredin Nuredin që mbronte pragun e shtepisë dhe kundërshtonte rrezimin e murrit të oborrit, që ishte në thumb të rrezimit vetëm pse ishte pronë shqiptare!

I pavdekshmi Nuredin Nuredini, është simbol i madh i mbrotjes së murit shqiptar në Haraçinë, në tërë Maqedoni dhe kudo në shqiptari, dhe vendelindja emblemë e tij nuk duhet e as të lejohet të jetë strehë e pushtetit politik të partive politike maqedone dhe kundërshtare të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

Maqedonia e Nuredin Nuredinit të Haraçinës, nën udhehqjen e Udhëheqësit Ali Ahmeti, ka ndryshuar thellësisht shumë!

Maqedonia tashmë është edhe shqiptare, jo sikur dikur vetëm maqedone dhe vetëm e maqedonasve, ku maqedonet e kishin të kapur shkopin nga të anët!

Prishtinë, më 2 Qershor 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani-Feronikeli, është përballja më e “nxehtë” e gjysmëfinaleve të Kupës…