Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për 30 ditë

20 nëntor 2020 | 20:39

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme vendosi për shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë, për shkak të situatës së pandemisë.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi nga dita e nesërme. Ky vendim vjen pas propozimit të Komitetit për menaxhim me kriza.

Rekomandimi i këtij trupi erdhi pas mbledhjes së këshillit për siguri tek presidenti Pendarovsski. Gjendja e krizës do të thotë se Qeveria ka në dispozicion njerëzit e ushtrisë, ndërmarrjeve publike komunale por edhe kapacitetet e spitaleve private.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi ishte i pranishëm…