
Maqedonia nis vaksinimin e ushtrisë
07 prill 2021
| 14:20
Në sallën sportive “Boris Trajkovski” po vazhdon imunizimi i qytetarëve të cilët konsiderohen si kategori më e rrezikuar dhe e personave mbi 77 vjeç.
Gjatë ditës së sotme ka nisur edhe imunizimi i pjesëtarëve të Armatës.
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në rrjetet sociale ka publikuar fotografi nga procesi i imunizimit të ushtarëve.
Sipas statistikave të fundit, në Maqedoni kundër Covid-19 janë vaksinuar mbi 12 mijë qytetarë.