Berisha në formacionin e javës në Rusi

07 prill 2021 | 14:20

Bernard Berisha është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Premierligën e Rusisë, pasi e frymëzoi skuadrën e tij Akhmat Grozny për ta mposhtur 5-0 Krasnodarin në një ndeshje derbi mes dy skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës. Sulmuesi i Kosovës shënoi dy gola në këtë ndeshje.

Kjo paraqitje, që ia fitoi atij edhe çmimin lojtari i ndeshjes, ia siguroi Berishës një vend në formacionin e javës në ligën elitare ruse. Në formacionin më të mirë të javës me skemën 4-3-3, Berisha është zgjedhur si sulmuesi më i mirë i krahut të djathtë.

Berisha i ka shënuar 8 gola në përgjithësi për Gronzy në 22 ndeshje në Premierligën ruse deri tani këtë sezon.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më rastin e shënimit të 22-vjetorit të rënies së dëshmorëve…